Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj, dyshohet për dhunë
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Ferizaj, ndërsa në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike. Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 21:18, kur njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes pas informatës për një vdekje të dyshimtë.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.